Shkruan: Arben Shala
Zërat e kandidaturave për mandatin e ardhshëm nga PDK për zgjedhjet lokale, po shkaktojnë dëshpërim te administrata profesionale jo partiake e Drenasit, njëherësh, gjenden para ballafaqimit me sfidën e të ardhmes. Kjo punë e shkëlqyer e administratës komunale dhe kabinetit të z. Lladrovci, nuk po e merr vlerësimin e duhur nga Selia e PDK-së, as vëmendjen për arritjet si asnjë komunë tjetër në Kosovë.
Kjo sfidë lidhet me dyshimet për potencialin e kandidaturave që dalin nga gjiri i PDK-së, duke e kundërshtuar Kryetarin aktual. Sukseset e qeverisjes lokale, janë dëshmi se Drenasi, si asnjë komunë tjetër, ka zyrtarë të përkushtuar, ka angazhim maksimal për të përmbushur zotimet e dhëna para qytetarëve, duke qenë bartës të përgjegjësive para besimit ndaj qeverisjes lokale të kryetarit Lladrovci.
Ky potencial i administratës komunale, nuk pritet të bie në lajthitje nga fjalët dhe lëvizjet politike që mund të zhvillohen para zgjedhjeve lokale, sepse, është aftësuar dhe është ngritur mbi një vullnet për të përmbushur edhe detyrimin ligjor, edhe moral ndaj komunës me kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.
Ky potencial që e arriti performancën e shkëlqyer për gjashtë herë, të drejtorëve dhe bartësve të përgjegjësive të arritjeve si asnjë komunë tjetër në Kosovë, nuk pritet të bie pre e zhgënjimit në debatet e mundshme politike. Ajo qëndron fort mbi vlerat të cilat i ndërtoi me mund ndër vite, në shërbim të qytetarit.
Vazhdojmë me suksese!