-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Puna e presidentes Osmani gjatë mandatit të saj, kritikohet nga PDK-ja e lavdërohet nga VV-ja

- Advertisement -

Roli dhe performanca e punës së presidentes Vjosa Osmani për mandatin e saj në këtë institucion është kritikuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë vlerësuar lartë punën e presidentes, raporton Ekonomia Online.

Nga PDK-ja kanë thënë se për katër vjet udhëheqje presidentja Osmani e ka zbehur pozicionin e këtij institucioni. Por, për Lëvizjen Vetëvendosje presidentja Osmani ka luajtur faktorin unifikues të tërë skenës politike.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra, ka thënë se nga ana e presidentes Osmani gjatë këtij viti ka pasur një zbehje totale të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka theksuar se Osmani ka qenë e heshtur në shumë afera korruptive, duke shtuar se e njëjta nuk e ka përfaqësuar unitetin e qytetareve të Kosovës.

“Konsiderojmë që roli i saj, për këto katër vite e ka zbehur pozicionin e presidencës si institucion i rëndësishëm që do të duhej të përfaqësonte jo vetëm unitetin e popullit, por edhe do të duhej të kishte një rol të theksuar në politiken e jashtme. Çfarë kemi parë gjatë këtij viti kemi parë një zbehja totale të Kosovës në arenën ndërkombëtare, një Kosovë e cila është nënë sanksione ndërkombëtare. Jo vetëm dështimet të cilat i kemi parë gjatë kësaj kohë në afera të shumta korruptive në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, e kemi parë që zëri i presidencës ka qenë absolutisht i heshtur për të ngritur zërin, qoftë në afera të shumta korruptive, me çështjen e energjisë elektrike, aferat që kanë qenë në Ministrinë e Mbrojtëse, por gjithsesi edhe në rolin e cila e ka marr që ta mbështes qeverinë Kurti. Presidentja ka qenë totalisht e heshtur dhe nuk e ka përfaqësuar unitetin e qytetareve të Kosovës, një presidente e cila ka një rol të një anshëm natyrisht që nuk ka edhe kredibilitete institucionale”, ka thënë ajo.

Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, ka thënë se ky vit ka qenë një vit me aktivitete të ngjeshura e me një punë voluminoze të presidentes Osmani, e sipas tij, sidomos në përfaqësimin në arenën ndërkombëtare dhe operimit me aleatët.

Ai ka theksuar se presidentja ka luajtur rol unifikues të tërë skenës politike.

“Mendoj që opozita është në të drejtën e vetë, të jep konstatime të tilla, por nuk mendoj që janë reale për arsye se presidentja në çdo moment kur është dashur që të ketë një konsultim me spektrin politik në vend, qoftë për zgjedhje, qoftë për tema të rëndësishme për vendin. Ajo ka ulur në tavolinë të gjitha partitë politike dhe i ka trajtuar çështjet që duhet të trajtohen nga ana e saj, duke përfaqësuar atë faktorin unifikues të tërë skenës politike dhe mendoj që edhe qëndrimin e saj edhe përfaqësimi i saj në arenën ndërkombëtare ka qenë në përputhje me mandatin e saj. Për çka unë konsideroj që ka qenë një vit me aktivitete të ngjeshura me një punë voluminoze, sidomos sa i takon përfaqësimit në arene ndërkombëtare dhe operimit me aleatët tanë”, ka thënë Hyseni.

Ai theksoi se në çdo rrethanë kemi të bëjmë me një vit të suksesshme nga ana e presidentes në rolin e saj Kushtetuese.

“Edhe në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, por edhe në trajtimin e çështjeve të brendshme për aq sa ajo ka mandatin dhe e ngarkon Kushtetuta e vendit”, ka thënë Hyseni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit