6.1 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Pulisic ndal bisedimet, pa Champions nuk firmos!

- Advertisement -

Bisedimet mes Christian Pulisic dhe Milanit për rinovimin e kontratës janë ndalur për momentin. Sipas Calciomercato.com, amerikani nuk do të firmosë pa pasur garanci që ekipi do të kualifikohet në Champions League sezonin tjetër.

Milani është gati ta shpërblejë Pulisic me kontratë të re deri pas vitit 2027 dhe rritje page nga 4.4 në 5.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, lojtari është zhgënjyer nga rezultatet dhe vendosi të presë deri kur të sigurohet objektivi madhor.

Emërimi i Massimiliano Allegri-t e ka bindur pjesërisht, por Pulisic kërkon futboll elitar. Prioriteti i tij mbetet të qëndrojë në San Siro, por rinovimi do të varet nga Champions League.

Të ngjashme

Të fundit