8.3 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Pulisic dhe Leao rikthehen së bashku pas gati 100 ditësh

- Advertisement -

Milani do të ketë më në fund në dispozicion dyshen e saj më të rëndësishme sulmuese.

Pas gati 100 ditësh, Rafa Leao dhe Cristian Pulisic do të zbresin sërish së bashku në fushë nga minuta e parë, pikërisht në derbin e së dielës ndaj Interit të Cristian Chivu.

Një rikthim i shumëpritur në kampin kuqezi, duke qenë se dyshja nuk kishte luajtur krah për krah që nga 17 gushti, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Barit, moment që u ndërpre pas vetëm pesëmbëdhjetë minutash për shkak të dëmtimit në pulpë të Leao-s.

Pas rikuperimit të plotë të Pulisic-it dhe formës në rritje të Leao-s, trajneri Massimiliano Allegri është gati t’i vendosë të dy në krah të njëri-tjetrit në skemën 3-5-2, një risi e rëndësishme duke pasur parasysh formën jo bindëse të sulmuesve të tjerë.

Gimenez dhe Nkunku nuk kanë arritur pritshmëritë, duke e bërë rikthimin e dyshes kryesore një lajm ideal për kuqezinjtë.

Të ngjashme

Të fundit