4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Pulë e pjekur me gjalpë dhe hudhra – receta e thjeshtë plot aromë dhe lëng të shijshëm

- Advertisement -

Tavat e përgatitura në furrë janë gjithnjë një mënyrë e mirë për të kaluar vaktet.

Kjo pasi janë shumë të pasura me shije, aromë dhe shëndet.

Gatimet me pulë janë gjithashtu të famshme për shijen dhe alternativat e shëndetëshme që ofrojnë.

Në këtë larmishmëri recetash me të preferuarat janë gjithnjë ato të thjeshtat dhe me plot shije.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon përgatitjen e pulës në tavë me salcë limoni, gjalpë e hudhra.

Për t’a realizuar atë ndiqni hap pas hapi si më poshtë këshillat e AgroWeb.

Përbërësit

  • 5 gjokse pule
  • 6 lugë gjelle gjalpë i freskët pa kripë
  • 2 limona
  • 125ml pana
  • 125 ml qumësht
  • 3-4 thelpi hudhër
  • gjysmë luge çaji kripë
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 1 lugë çaji piper i zi i bluar

Përgatitja

Në një tigan të thellë apo tenxhere hidhni gjalpin të shkrijë në nxehtësi mesatare.

Më pas shtoni filetot e pulës, kripën, piperin e zi të bluar dhe lëreni në zjarr për 4-6 minuta.

Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon të shtrydhni lëngun e limonave duke grirë dhe pak nga lëkura e tyre brenda.

Zgjidhni një tavë në të cilën do të piqni pulën dhe shtroni filetot njëra pas tjetrës.

Më pas hidhni lëngun e limonit, hudhrën e grirë.

Sigurohuni t’a lyeni mirë mishin me lëngun e limonit dhe të shtoni mjfatueshëm lëkurë limoni për sa më shumë shije dhe aromë.

Ndërkohë në një enë përzieni qumështin, panën e gatimit dhe niseshtenë dhe hidhjani pulës sipër.

Vendoseni në furrë me nxehtësi 180 gradë për rreth 20 -25 minuta.

Kur filetot të kenë marrë pamje të kuqe të artë nxirrini nga furra dhe spërkatini sërisht me salcën e krijuar.

Shërbejeni këtë pjatë të ngrohtë duke i shtuar edhe pak rozmarinë sipër sipas dëshirës.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, salca të ndryshme por edhe turshi të përgatitura vetë në shtëpi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit