15.9 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Pula: Procesi zgjedhor me incidente që nuk cenojnë integritetin zgjedhor

- Advertisement -

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka thënë se procesi zgjedhor është shënuar me incidente të vogla të cilat nuk e kanë cenuar integritetin dhe procesin zgjedhor.

Ajo ka thënë se incidentet kryesisht kanë qenë fotografim i votës ku menjëherë kanë intervenuar për të mësuar arsyen e votimit të votës.

“Ka pasur incidente të ndryshme jo në numër të madh, incidente zakonisht kanë qenë fotografimi i votave dhe menjëherë në ato vende ku është verniku është bërë intervistimi i personave me qëllim që të identifikohen, pse është bërë fotografimi i votës. Ka pas edhe incidente tjera që nuk e kanë prishur integritetin procesin zgjedhor”, ka thënë ajo për Tëvë1.

Pula ka folur edhe për raportimet së veri të vendit ka pasur votim të organizuar ka thënë se Prokurorët në këtë pjesë të vendit kanë intervenuar dhe nuk është shënuar ndonjë cenim i procesit të votimit.

Të ngjashme

Të fundit