Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Vushtrri personin me inicialet A. M. (21), pasi më herët ishte raportuar se ai ishte parë në një video të publikuar në rrjetin Tik-Tok duke shtënë me armë.
Personi i arrestuar ka pranuar se më datën 20 gusht 2022, gjatë një ahengu familjar në shenjë gëzimi kishte shtënë disa herë në ajër nga një armë me gaz. Arma është sekuestruar në cilësi të provës materiale.
Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës.
Njoftimi i plotë nga policia:
Policia në Vushtrri identifikon dhe arreston një person për të shtëna me armë zjarri
Vushtrri, 22 Gusht 2022
Policia në Vushtrri me datë 21. 08.2022, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë” ka pranuar një informacion për një video të publikuar në rrjetin social ,,Tik-Tok”, në të cilën shihej një person duke shtënë me armë zjarri.
Sot me datën 22.08.2022, policia ka identifikuar personin i cili shihej në video-inicimin e publikuar si dhe lokacionin e tij. Policia ka arrestuar personin A.M., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ku i njëjti ka pranuar se me datën 20.08.2022, gjatë një ahengu familjar në shenjë gëzimi kishte shtënë disa herë në ajër nga një armë me gas. Arma është sekuestruar në cilësi të provës materiale.
Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ,,Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës’.