7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Publikoi video me armë në rrjete sociale, arrestohet një person në Podujevë

- Advertisement -

Policia e Rajonit të Prishtinës ka bërë të ditur se ka sekuestruar një armë zjarri (AK-47), në fshatin Tërrnavë të Podujevës.

Sipas komunikatës së policisë, operacioni policor është ndërmarre në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, nga ana e hetuesve, të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.

“Përderisa hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në stacionin e Podujevës janë iniciuar dy raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe një mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit