Pa Rrotlla sjellë një tjetër incizim ekskluziv ku dëgjohet një bisedë mes Ministrit të Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq, dhe personit të quajtur Milan Dabiç.
Në audio flitet qartë për ndarjen e përqindjeve nga projektet, ku përmenden shifra konkrete si 10% për ministrin, pjesë për partinë, dhe fitimi i mbetur për palën tjetër.
Dialogu tregon se praktika e ndarjes së projekteve me përqindje të parapërcaktuara është rregull i zakonshëm për Ministrin Nenad Rashiq.
Pa Rrotlla do të vijojë të sjellë edhe materiale të tjera me protagonist të tjerë.
Lojtës Videosh
Përkthimi:
“Do ta shkruajmë ‘treshen’, hajde të shohim sa do ta shkruajmë projektin. Ta kam thënë edhe herën e kaluar… Nëse projekti kalon, ti merr 10% të vlerës së projektit të shkruar, më jep mua 10%, dhe pjesa tjetër mbetet e jotja.
Kështu funksionon puna. Unë u them njerëzve që ne kemi punuar me ata, por ti nuk ke lidhje me këtë. Tani nuk paguan asgjë, vetëm kur të kalojë projekti… dhe një pjesë shkon për ministrin dhe për partinë”.