7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Publikohet raporti mjekësor i Kamala Harris, e përshtatshme për të kryer me sukses detyrat e presidencës

- Advertisement -

Kamala Harris ka publikuar një raport mbi shëndetin dhe historinë e saj mjekësore, i cili zbulon se “ajo zotëron rezistencën fizike dhe mendore të nevojshme për të ekzekutuar me sukses detyrat e presidencës” nëse votuesit e zgjedhin atë në nëntor.

Këshilltarët e zëvendëspresidentes e panë publikimin e raportit shëndetësor si një mundësi për të tërhequr vëmendje ndaj pyetjeve në lidhje me aftësinë fizike të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

78-vjeçari Trump nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e tij, megjithëse ai do të ishte presidenti më i vjetër i zgjedhur nëse amerikanët do t’i jepnin një mandat të dytë në Zyrën Ovale, shkruan The Guardian.

Harris dhe Trump do të përballen në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

Gara aktualisht është shumë e ngushtë mes dy palëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit