Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 22 raste të reja të të prekurve me COVID-19.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka patur asnjë rast të vdekjes.
Tani për tani janë gjithsej 499 raste aktive me koronavirus në gjithë vendin.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.287 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188.
Në total numri i rasteve aktive është 499./