Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike, për vitin 2024.
Raportet mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit dhe ato janë llogaritur përgjatë vitit kalendarik.
Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur të hyra vjetore 643 mijë e 47 euro, prej të cilave janë shpenzuar 594 mijë e 398 euro e 59 centë.
LDK-ja ka deklaruar si pasuri afatgjate toka, objekte dhe pajisje në vlerë prej 136 mijë e 11 euro e 23 centë.
Ndërkaq, pasuri afatshkurtra, si llogaritë e arkëtueshme dhe ekuivalentët e parasë, LDK-ja i ka në vlerë prej 3,606 euro e 29 centë.
LDK-ja ka deklaruar mbi 144 mijë euro hua të pagueshme, teksa mbi 59 mijë euro i ka raportuar si detyrime afatshkurtra.
302 mijë e 497 euro e 11 centë është vlera e pagave të kompensuara të pjesëtarëve të partisë, gjithnjë sipas deklarimit të paaudituar të LDK-së.
Shtuar kësaj shume edhe kontributet pensionale të punëmarrësve, të punëdhënësve dhe tatimet në të ardhura personale, totali i pagave dhe kompensimeve arrin në 351,511 euro e 56 centë.
Gjatë vitit 2024, LDK-ja deklaron se ka shpenzuar 17 mijë e 705 euro për karburante, 298 euro për bileta aeroplani, autobusi e taksie dhe 5 mijë e 329 euro e 53 centë për sigurim dhe mirëmbajtje të veturave.
LDK-ja nuk ka deklaruar shpenzime rreth aktiviteteve kulturore, as afishimit, reklamave, reprezentacionit apo konferencave, por ka deklaruar 50 mijë e 597 euro e 20 centë shpenzime për fushatë.
Mbi 91 mijë e 254 euro janë shpenzuar për qira të lokalit, telefon e internet, shërbime komunale, fatura të energjisë elektrike dhe ë zhvlerësimit të pasurisë afatgjate.
Ndërkaq, 34 mijë e 472 euro e 12 centë janë shpenzuar për mirëmbajtje të pajisjeve dhe hapësirave të zyrës, si edhe shpenzime të tjera.
KËTU mund të lexoni raportin e plotë