Artistja Manjola Nallbani ishte e ftuar në rubrikën “Muzikë kur Dëgjoj” të Ervin Kurtit, në emisionin “E Diell”.
Ajo ka hapur emisionin me zërin e saj duke kënduar disa nga kënget më të njohura, e më pas është surprizuar teksa ka dëgjuar zërat e familjarëve të saj. Ajo nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa në monitor është shfaqur një foto e papublikuar më herët.
Në këtë foto ajo është me nënën, babain dhe vëllain, ditën që ka dalë nuse nga shtëpia.
“Të derdhësh lot për emocione të tilla do të thotë te jesh me fat. Unë e konsideroj veten me fat që kam pasur prindër të përkushtuar për të dy ne fëmijët, prindër që kanë bërë sakrifica çdo ditë të jetës së tyre për të na rritur sa më mirë, me vlera njerëzore, që të silleshim sa më mire edhe me atë gruan që fshinte rrugën edhe ta vlerësonim njeriun si njeri. Por edhe shumë gjera të tjera. Babai im ka qenë burrë shumë fisnik, jo vetëm intelektual. Mami po ashtu, një grua jashtë mase e mençur, e zonja dhe e përkushtuar. Babit që u paralizuar për shumë vite i ka shërbyer ajo me shumë përkushtim. Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj bëri nënat.”– tha Manjola.
Sa i përket fotos së dasmës, ajo tha se nuk e mban mend vitin, por ndihet sikur ka lindur e martuar.
“Nuk e mbaj mend vitin kur jam martuar, mua më duket sikur kam lindur e martuar. Aq herët jam martuar. Bashkëshortin e kam shumë të mirë, është njeri i mrekullueshëm, shoku i jetës, njeriu me të cilin kam ndarrë më shumë vite të jetës. Kam iku nga shtëpia 20 vjeç.”– tha Manjola.