- Advertisement -
Zyra e Kryeministrit të Kosovës para pak minutave ka publikuar një video nga takimi midis kryeministrit Kurti dhe Gabriel Escobar e Mirosllav Lajçak.
Në videon e publikuar dëgjohet Kurti duke i njoftuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për vendimin e kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, për të emëruar nënkryetare të Komunës, Slagjana Pantoviqin.
Më tutje Kurti dëgjohet tek flet për marrëveshje për ulje të tensioneve në veri.
Emisarët ndërkombëtarë do të qëndrojnë në Kosovë edhe të martën ku pritet të takojnë edhe presidenten Vjosa Osmani.
Ata gjithashtu do të takojnë edhe liderët e partive opozitare.