Kombëtarja e Kosovës në futboll, dje ka mësuar kundërshtarët në Ligën e Kombeve.
Kosova ndodhet në Grupin B3 bashkë me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Dardanët aventurën në ciklin e ri garues në Ligën e Kombeve e nisin me 24 shtator kundër Irlandës, sfidë që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, derisa, tri ditë më vonë Kosova luan në udhëtim tek Austria.
Ky është një kalendar i ngjeshur dhe sfidues për Kombëtaren tonë e cila synon të arrijë rezultate pozitive në këtë garë joshëse.
Orari i ndeshjeve:
24 shtator: Kosovë-Irlandë
27 shtator: Austri-Kosovë
1 tetor: Izrael-Kosovë
4 tetor: Kosovë-Austri
14 nëntor: Kosovë-Izrael
17 nëntor: Irlandë-Kosovë






