-4.8 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Publikohet logoja dhe agjenda shtetërore e aktiviteteve për Epopenë e UÇK-së

- Advertisement -

Qeveria ka publikuar logon pë Epopenë e UÇK-së si dhe agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen më 5, 6 dhe 7 mars.

Agjenda nis nga e mërkura deri të premten. Do të nisë me mbajtjen e orës së parë mësimore në të gjitha shkollat e vendit kushtuar Epopesë së UÇK-së, ndërsa mbyllet me Natën e Zjarreve në Prekaz dhe një program artistik në shehin “Adem Jashari” në Skënderaj.

E mërkurë, 5 mars
08:00 Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së
10:00 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës
10:00 Seanca solemne nga Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë
14:00 Turne në Futsall, palestra “Ilaz Kodra” në Skënderaj
14:30 Turne në Volejboll në Skënderaj

E enjte, 6 mars
10:00 Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj
10:00 Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve
12:00 Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj
19:00 Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë

E premte, 7 mars
19:00 Ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës së Kosovës
19:00 Nata e zjarreve në Prekaz
19:30 Programi artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit