Sipas vendimeve të veçanta të KQZ-së, numri i subjekteve politike të certifikuara në mbledhje më 23 dhjetor, është: 16 subjekte politike me gjithsej 626 kandidatë për deputetë. (Në listë, subjektet e certifikuara nga numri rendor 12 deri në 27).

Më 18 dhjetor, KQZ kishte marrë vendim të veçanta për certifikimin e pjesës së parë prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

Në përgjithësi, numri i subjekteve politike të certifikuara është 27, prej të cilave: 19 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të certifikuar nga KQZ dhe që përfaqësojnë këto subjeke politike është 1,232 kandidatë.