23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Letonisë, Sylvinho vendos për tri ndryshime

- Advertisement -

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të jetë mysafire e Letonisë, për ndeshjen e radhës të kualifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.

Për “Kuqezinjtë” do të jetë ndeshja e dytë e këtij muaji, me të parën që barazuan me shifrat 0-0.

Për ndeshjen e sontme, trajneri Sylvinho ka vendosur për tri ndryshime, dy prej tyre të detyruara.

Ardian Ismajli e Marash Kumbulla i zëvendësojnë Berat Gjimshitin e Arlind Ajetin, të cilët nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së sontme.

Ndërkohë, Ivan Balliu zë vendin e Elseid Hysajt.

Shqipëria ka katër pikë nga tri ndeshje në këto kualifikime.

Të ngjashme

Të fundit