Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e dytë të play-offit të Ligës B të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” paraqitet në takimin e kthimit ndaj Islandës, pasi e fituan ndeshjen e parë 2-1 në Prishtinë.
Në përballjen e sontme që luhet në Spanjë, Kosova do të paraqitet me tri ndryshime nga hera e kaluar.
Kjo pasi selektori Franco Foda ka vendosur që të startojë me Vesel Demakun në mesfushë, Florent Muslijën në pozitën e mesfushorit sulmues dhe në portë, Amir Saipi do ta zëvendësojë Arijanet Muricin e lënduar.
Formacioni i plotë:
KOSOVA: Saipi; Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada; Demaku, Rexhbeçaj; Krasniqi, Muslija, Rashica; Muriqi.