19.4 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për Kuvendin

- Advertisement -

Gjykata Kushtuese ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me ngërçin në Kuvendin e Kosovës.

Ky institucion ka konstatuar që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës të miratuar më 8 prill 2025, dhe të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 herë për kandidatin/en e njëjtë.

“Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi.”, thuhet në aktgjykim.

Në linkun e mëposhtëm gjeni vendimin:

Aktgjykimi i plotë

 

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit