24.3 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Publikohen shpenzimet e subjekteve politike për muajt prill-qershor – VV prinë

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e shpenzimeve tremujore (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje  për tre muaj ka shpenzuar rreth gjysmë milionë euro, transmeton klankosova.tv.

Partia e dytë më e madhe, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 263 mijë euro, në tremujorin e përmendur.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 230 mijë euro nga prilli deri në qershor.

E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në periudhën prill-qershor, ka shpenzuar më pak se subjektet e tjera politike, pra 54 mijë euro.

Të ngjashme

Të fundit