7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Publikohen rezultatet e kandidatëve për policë që janë përzgjedhur për procedura të mëtutjeshme

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka publikuar rezultatet meritore të kandidatëve që vazhdojnë procesin e rekrutimit për zyrtar policor.

“Lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve. Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te

cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin, sipas policisë.

Institucioni i sigurisë ka bërë të ditur se për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor, kandidatët do të njoftohen me kohë.

Klikoni KËTU për t’i parë rezultatet.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=284280450578887&id=100069908031425

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit