6.4 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Publikohen pamjet nga kongresi i FSSHK-së, sharje e akuza për keqpërdorime milionëshe

- Advertisement -

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka pasur në plan mbajtjen e kongresit për zgjedhjen e kryetarit të ri, dy nënkryetarëve si dhe kryetarin e Bordit Drejtues.

Por, kongresi është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuar në mes anëtarëve të kësaj sindikate.

Gazeta Shneta ka siguruar pamje brenda kongresit në momentin kur është krijuar tollovia ku dëgjohen sharje, fyerje e akuza për keqpërdorim të milionave në FSSHK.

Kandidate për kryetare e dal nga procesi zgjedhor i kandidaturave në FSSHK, ishte Tevide Imeri, e cila kishte marrë nënshkrimet e nevojshme sipas statutit nga regjionet e sindikatës.

Ndërkaq Blerim Syla nuk kishte arritur të merrte nënshkrimet e nevojshme. Ai e ka quajtur proces të parregullt dhe me shkelje ligjore, duke thënë se do të shpallte kandidaturën e tij në kongres.

Por, kongresi u ndërpre për shkak të tensioneve.

Imeri ka deklaruar sot se ka marrë kërcënime nga Blerim Syla. Ndërkaq ky i fundit ka mohuar se ka kërcënuar, teksa ka thënë se procesi është udhëhequr jashtëligjshëm nga një person i cili tanimë ka dal në pension.

Pamje nga kongresi i turpit i Federates se Sindikatave te Shendetesise.

Posted by Bujar Vitija on Thursday, April 7, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit