14.5 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Publikohen pamjet e varrit të Papa Françeskut

- Advertisement -

Janë publikuar pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën Santa Maria Maggiore në Romë.

Një trëndafil i vetëm i bardhë u fotografua mbi varrin prej guri që mban emrin me të cilin ai njihej gjatë papatit të tij, me një kryq të ndriçuar që gjendej poshtë.

Papa u varros në kishë – një nga katër bazilikat kryesore në kryeqytetin italian që e vizitonte rregullisht gjatë kohës së tij si kardinal dhe pontifik.

Ndryshe, në funeralin e Papa Françeskut që u mbajt të shtunën e 26 prillit morën pjesë rreth 250 mijë njerëz, siç raportuan mediet në Vatikan.

Getty Images Një trëndafil i bardhë shtrihet mbi varrin e Papa Françeskut në ditën e parë të hapjes për publikun në bazilikën Santa Maria Maggiore në Romë

Të ngjashme

Të fundit