24.7 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Publikohen pamjet e sulmit brenda ambienti të Komunës së Prishtinës – ja si nisi gjithçka

- Advertisement -

Një incident i paprecedentë u raportua dje te Komuna e Prishtinës, ku u raportuar se kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, u sulmua me shishe të çelçit.

Autor i sulmit dyshohet të jetë asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërsa motivi i incidentit ende nuk është bërë i ditur.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, kur policia ka marrë informacion për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar tre persona të përfshirë në rast”, tha Pllana, duke shtuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Më poshtë gjeni pamjet e sulmit të publikuara nga Reporteri:

Të ngjashme

Të fundit