Arbër Geci ka publikuar për herë të parë, pamje të rralla nga ceremonia e varrimit të mësuesit Halit Geci në Llaushë, më 28 nëntor 1997 — dita që njihet edhe si dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pamjet historike tregojnë atmosferën e asaj dite, kur qindra qytetarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit mësuesit Geci, ndërsa para tyre u shfaq publikisht UÇK-ja, duke shënuar një moment kyç në historinë e rezistencës.
Publikimi i këtyre pamjeve rikthen kujtesën e një ngjarjeje që konsiderohet pikë kthese në organizimin dhe paraqitjen e UÇK-së, vetëm pak muaj para shpërthimit të luftës së vitit 1998.






