Një autoblindë e Policisë së Kosovës u aksidentua të premten rreth orës 20:00, ku mbeten rreth tetë zyrtarë policorë të lënduar.
Mediumi “Dukagjini”ka publikuar pamje nga ky aksident.
Ndryshe, dy nga tetë policët e aksidentuar sonte në Fshatin Grabovc në veri të vendit janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se edhe dy policë të tjerë janë duke u përgatitur për t’u dërguar në QKUK.
“Dy prej tyre janë transferu në QKUK, ndërsa një tjetër, që do të thotë i treti, është duke u nisur tashmë për në QKUK, ndërsa i katërti është duke u përgatiru për transferim.” – ka potencuar për gazetën Mustafa-Hakaj.