4 persona janë arrestuar në Pejë të dyshuar për veprën penale “Detyrim”.
Ata dyshohet se për ta lejuar viktimës të shfrytëzojë pronën e blerë e kanë detyrua të paguajë 30 mijë euro.
“Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e luftimit të krimit të organizuar përmes operacioneve të veçanta policore, të realizuara nga drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, hetimet rajonale në Pejë dhe në mbështetje të njësive tjera relevante, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, sot me datën 23.07.2025, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar në flagrancë 4 persona të dyshuar lidhur me veprën penale të ‘detyrimit’. Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar viktimës posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij. Për ta lejuar viktimën që ta shfrytëzojë pronën e tij të blerë në formë të ligjshme kanë detyruar të njëjtin që të veprojë kundër pasurisë së tij, përkatësisht duke e detyruar të paguajë shumën prej 30.000 mijë euro, në mënyrë që viktimës t’i lejohet posedimi faktik i pronës.’
Ata janë ndaluar për 48 orë.
Policia ka publikuar video të arrestimit të tyre.