Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit.
Konkursi i gushtit 2024, ka qenë për tre anëtarë, sipas Kusarit. Ndërsa, ai i shtatorit, për dy anëtarë.
Në fund, Kusari ka falenderuar Kuvendin për kthimin e përgjigjeve, ndërsa RTK-ja, është përgjigjur vetëm për një konkurs, madje, në ditën e shtatë të kërkesës.
“Faleminderit Kuvendi i Kosoves për kthimin e përgjigjes në kohë rekorde (brenda orësh) në kërkesat e mija për qasje ne dokumente publike.
RTK sot më ktheu përgjigje vetëm për njërin konkurs, në ditën e shtatë të kërkesës. Ende po e pres përgjigjen në kërkesën për konkursin e gushtit, pavarësisht që i kam emrat.” – ka shkruar ajo.