6.6 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Psikologu, Peterson: Ronaldo është në depresion

- Advertisement -

Psikologu i njohur, Jordan Peterson ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është në depresion.

Teksa po kalon momentin që ndoshta mund të konsiderohet si momenti më i vështirë i karrierës së tij, Cristiano Ronaldo vendosi të kërkojë ndihmë profesionale.

Kjo u bë e ditur javë më parë, kur ylli portugez postoi një fotografi me një nga psikologët më të njohur, Jordan Peterson.

Pasi lexoi njërën prej librave të tij, sulmuesi i Manchester United vendosi ta ftojë atë në shtëpinë e tij në Mançester gjatë vizitës së Peterson në Britani të Madhe.

Ndërsa, së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin e Piers Morgan dhe treguar se portugezi është në depresion.

“Cristiano Ronaldo është në depresion, njerëzit duhet ta marrin shtruar me të, ai është një njeri, ashtu si ne të tjerët. Që nga vdekja e djalit të tij, ai nuk ka qenë në gjendje të mirë. e mendjes”, u shpreh Peterson.

Kujtojmë se Ronaldo gjatë verës kërkoi largimin nga United, por asnjë klubi nuk donin të transferonin yllin portugez në radhët e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit