-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Psikiatër, urrente islamin, lindur në Arabinë Saudite – informacione të reja rreth të dyshuarit për sulmin në Magdeburg

- Advertisement -

 

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi është përplasur në turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve, duke shkaktuar viktima të shumta.

Sipas informacioneve të para, Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuari i arrestuar për sulmin në Magdeburg ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg.

I lindur në Arabinë Saudite, qytetin Hufuf, në vitin 2006 erdhi për shkollim në Gjermani.

 

Në vitin 2016 iu njoh azili politik Ai ka qenë prej vitesh aktivist në faqen e internetit wearesaudis.net, ku ofronte informacione për azilin në Gjermani dhe këshillonte gratë nga Arabia Saudite, si të largoheshin nga vendi.

 

Në platformën X ai shprehte urrejtje të hapur për islamin dhe e quante veten “kritikun më agresiv të islamit në histori”.

I dyshuari shprehte simpati për partinë, AfD në Gjermani, që në pjesë të saj është e provuar si ekstremiste e djathtë, shkruan dw.

Taleb A. ëndërronte për një projekt të përbashkët me AfD-në, të ngrinte një akademi për ish-myslimanët dhe shkruante në platformën X “kush tjetër e lufton islamin në Gjermani?”.

Po në platformën X ai shkruante se “Gjermania do të islamizojë Evropën”.

Në një intervistë para 8 ditësh në një blog amerikan armiqësor ndaj islamit, ai ka përhapur teza konspirative.

Shteti gjerman po zhvillon një “operacion të fshehtë sekret” për të përndjekur ish-myslimanët sauditë dhe për të shkatërruar jetën e tyre.

Në të njëjtën kohë xhihadistët sirianë kanë marrë azil në Gjermani, sipas Taleb A. Nuk ka qenë i njohur për autoritetet si ekstremist.

Një zyrtar gjerman i tha Washington Post se i dyshuari e përshkroi veten si një disident saudit.

Policia beson se ai mund të ketë qenë nën ndikimin e drogës pasi kontrolloi shtëpinë e të dyshuarit, tha një zyrtar tjetër për gazetën.

Motivet e sulmit mbeten të paqarta, por veprimet dhe deklaratat e tij të mëparshme tregojnë një kombinim të faktorëve personalë, politikë dhe ideologjikë që mund të kenë kontribuar në këtë akt tragjik. /Telegrafi/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit