Paris Saint Germain dëshiron të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Sergio Ramos.
Qendërmbrojtësi spanjoll ka kontratë me parisienët deri në vitin e ardhshëm, por klubi e duan më gjatë në ekip.
Sipas raportimit të ‘Le 10 Sport’, drejtuesit e kampionit francez, do t`i ofrojnë Ramos mundësi për rinovim.
Spanjolli nuk e nisi mirë aventurën te gjiganti francez, por sezonin e dytë po tregon një formë të lartë.
Andaj edhe klubi duan ta mbajnë më gjatë pjesë të tyre.
Mbetet të shihet nëse do pajtohen të dy palët për të vazhduar bashkëpunimin e tyre edhe më gjatë.