3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

PSG s’shkon më shumë se një barazim ndaj Benficas, Dortmundi po ashtu luan baras me Sevillën

- Advertisement -

Paris Saint Germain nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në sfidën që kampionët e Francës e luajtën ndaj Benficas në Champions League.

Ndonëse e patën kontrollin e ndeshjes, kur vije fjala te posedimi i topit, djemtë e Christopie Galtier ishin “shterpë” në shënimin e golave.

Golin e vetëm të për vendasit e shënoi i shumëpërfoluri, Kylian Mbappe, nga pika e bardhë.

Gjithsesi, Benfica nuk u penalizua dhe rrugën e rrjetës e gjeti me Joao Mario, po ashtu nga penalltia.

Në anën tjetër, Dortmundi mbeti baras me Sevillën.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me Nianzou, kurse për barazimin e shifrave u përkujdes Jude Bellingham.

Më poshtë gjeni rezultatet e të gjitha sfidave. /Lajmi.net/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit