9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

PSG shënon fitore ndaj Strasbourgut në udhëtim, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit

- Advertisement -

PSG ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Strasbourgut në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit francez.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët patën një mundësi të artë shënimi përmes Moise Sahi Dion (2’) por gjuajtja e tij nuk ishte aq e fuqishme dhe kështu Donnarumma e pati të lehtë ta ndalte.

Vetëm pak minuta më vonë, më saktësisht në minutën e pestë, PSG-ja fiton një penallti pas një faulli të shkaktuar në zonën e rrezikshme.

Kylian Mbappe (6’) bëri një gjuajtje të dobët duke bërë që portieri vendas Alaa Bellaarouch ta presë atë pa shumë probleme.

Strasbourg pati edhe një herë tjetër një rast të mirë shënimi, përsëri me Sahi Dion (20’) i cili nga afër zonës goditi traversën.

PSG epërsinë e mori në minutën e 31-të, ku autor i golit ishte Kylian Mbappe i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Marco Asensios.

 

Me të filluar pjesa e dytë, PSG-ja arriti të shënojë edhe një herë tjetër duke dyfishuar epërsinë, kësaj radhe me Marco Asension (48’) i cili shënoi për 2-0 dhe Mbappe tani ishte në rolin e asistuesit.

Krejt çka vendasit mund të bënin në këtë takim ishte një euro gol i shënuar nga Dilane Bakwa (68’) për të zbutur epërsinë në 2-1.

PSG pas kësaj fitoreje vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit kampion në Francë, teksa pas 20 ndeshjesh ka 47 pikë të grumbulluara, 11 më shumë se Nice në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit