8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

PSG paguan 50 milionë euro, mbrojtësi mbërrin në kryeqytet për vizitat mjekësore

- Advertisement -

Lucas Hernandez do të jetë futbollist i Paris Saint-Germain duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sipas raportimeve të fundit nga shtypi europian, mbrojtësi ka mbërritur në kryeqytetin francez për të kryer vizitat mjekësore për të hedhur më pas edhe firmën në kontratë.

Një kontratë e cila do të jetë e vlefshme për tre vite me opsion edhe për një tjetër sezon shtesë, ndërsa nga ana tjetër, Bayern Munich që zotëronte edhe kartonin e 27-vjeçarit do të përfitojë rreth 50 milionë euro nga ky transferim. Kujtojmë se ultrasit e PSG para pak ditësh lajmëruan klubin se Hernandez nuk është i mirëpritur në skuadër për shkak se ka lindur në Marseille dhe për faktin se babai i tij ka luajtur me klubin e Marseille.

Megjithatë, drejtuesit e PSG dhe vetë lojtari e kanë anashkaluar këtë fakt dhe pritet që shumë shpejt akordi mes palëve të marrë formë zyrtare. Ndërkohë, Bayern me t’u liruar zyrtarisht nga francezi pritet të nisë ofensivën finale për Kim Min-Jae, qendërmbrojtësin që sezonin e fundit ishte pjesë e Napolit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit