2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

PSG nuk e nis mirë, ndalet nga ekipi modest në javën e parë të kampionatit

- Advertisement -

PSG pa yjet e sulmit, duket se do të jetë një ekip shumë më normal në krahasim me atë që jemi mësuar të shohim në vitet e fundit.

Pa Mbappe, Neymar e Verrati të cilët janë jashtë planeve të klubit, parisienët kanë shfaqur vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës dhe nuk kanë bërë më shumë se një barazim pa gola në sfidën e parë të kampionatit ndaj Lorio.

Parisienët luanin në fushën e tyre dhe kërkonin me ccdo kusht që të fitonin në mënyrë bindëse këtë sfidë ndaj ekipit modest, qoftë edhe për të treguar se vendimi i klubit ishte i duhuri. Por me Mbape që shihte ndeshjen nga tribuna, përkrah Ousman Dembele, parisienët krijuan shumë raste, pa arritur t’i finalizonin.

Ndaj pas 90 minutave të luftuar, dueli u mbyll me shifrat 0-0 dhe me parisienët që kështu japin një mesazh të qartë se janë shumë larg asaj që pretendohet dhe në këtë vit, mund të jenë shumë më pak dominues edhe në kampionatin vendas.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit