Paris Saint-Germain ka hyrë në bisedime me Real Madrid për transferimin e sulmuesit brazilian Rodrigo, i cili duket se nuk është më në planet e trajnerit Xabi Alonso.
Rodrigo, që ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2028, ka humbur vendin e tij si titullar. Në ndeshjen e parë të parasezonit ndaj Al Hilal, ai luajti, por në dy takimet pasuese nuk është aktivizuar fare, ndërsa në dy të tjera ka luajtur vetëm pak minuta.
PSG synon ta bëjë një nga goditjet më të mëdha të kësaj merkato verore me këtë transferim. Francezët tashmë kanë kontaktuar zyrtarisht Real, ndërsa interesim për Rodrigo ka shfaqur edhe Arsenal, që është në kërkim të një përforcimi cilësor në krahë.
Rodrigo ishte transferuar te Real në vitin 2019 nga Santos, për një shumë prej 45 milionë euro.