14.4 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

PSG mund të paraqitet me skuadrën e “tretë” ndaj Marseille, shkak ceremonia e “Topit të Artë”

- Advertisement -

Duke marr parasysh informacionin më të fundit dhe shtyrjen e ndeshjes Marseille – Paris Saint Germain, për sot (e hënë) në orën 20:00, në të njëjtën kohë me ceremoninë e Topit të Artë – drejtuesit parisienë thuhet se kanë marrë një vendim të çuditshëm.

Sipas disa mediave, Nasser Al-Khelaifi dhe Luis Enrique po planifikojnë të rreshtojnë një skuadër të tretë, madje edhe lojtarë të rinj nga ekipi rezervë (të njohur si “titis” parizienë), në mënyrë që ata kryesorët të jenë të pranishëm në mbrëmjen e dedikuar Topit të Artë.

Kampioni aktual i Evropës mund të paraqitet në “Vélodrome” pa lojtarë si Marquinhos, Achraf Hakimi, Vitinha, Nuno Mendes, Fabián Ruiz apo Khvicha Kvaratskhelia.

Këta të fundit do t’i bashkoheshin listës së të dëmtuarve që përfshijnë Ousmane Dembélé, Désiré Doué, Bradley Barcola dhe João Neves.

Luis Enrique, i cili pritet të marrë çmimin për trajnerin më të mirë të sezonit, madje mund t’ia lërë vendin ndihmësit të tij për ndeshjen ndaj Marseille.

E gjithë kjo do të ishte e paprecedentë.

Të ngjashme

Të fundit