Paris Saint Germain ka marrë fitore tepër të rëndësishme më ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit me rezultat të pastërt 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fillim të së dytës Mbappe zhbllokoi për 1-0. Për rezultatin përfundimtar të takimit, realizoi Achraf Hakimi.
Parisi me këtë fitore është lider i Grupit F, pasi ndeshja mes Milan dhe Newcastle përfundoi pa fitues.