Home Sport PSG merr fitoren gjashtë radhazi

PSG merr fitoren gjashtë radhazi

0
PSG merr fitoren gjashtë radhazi

PSG vazhdoi serinë e fitoreve, duke mposhtur me lehtësi Monacon në shtëpi.

Ndeshja e zhvilluar në “Parc de Prince” u mbyll me rezultat 5:2.

Mikpritësit ishin më të mirë që nga fillimi dhe ata u shpërblyen, kur ylli portugez, Goncalo Ramos i kaloi parisienët në avantazh.

Por, Monaco barazoi shumë shpejt, teksa Takumi Minamino shënoi për 1:1.

Megjithatë, epërsia e mysafirëve nuk do të zgjaste, pasi Kylian Mbappe e futi emrin e tij në historinë e PSG-së, duke shënuar nga pika e bardhë për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Ai theu rekordin e Edinson Cavanit.

Deri në 20 minutat e fundit PSG nuk shënoi, por pastaj erdhën dy gola në dy minuta nga Ousmane Dembélé dhe Vitinha respektivisht.

Folarin Balogun e shkurtoi epërsinë në dy gola, kur e zuri në gjumë mbrojtjen e PSG-së , por ishte shumë vonë nga mysafirët.

Një gol nga Randal Kolo Muani e mbylli ndeshjen dhe ia dhuroi Fitoren e gjashta radhazi PSG-së në Ligue 1.

Exit mobile version