Paris Saint-Germain ka arritur me mund të triumfojë ndaj Nantesit, në kuadër të xhiros së 26-të në Ligue 1.
“Parisienët” fituan me rezultat 4:2, sfidë ku zhvilluan lojë të shkëlqyeshme.
Pas vetëm 12 minutave lojë, PSG nisi një aksion të mrekullueshëm me Lionel Messin që u asistua nga Nuno Mendes për t’i dhënë epërsinë vendasve.
Ndërsa, vetëm katër minuta më vonë Jaouen Hadjam shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin, gjë që dyfishoi avantazhin e PSG-së (21′).
Mirëpo, Santes nuk u dorëzua duke ngushtuar fillimisht epërsinë me asnjë të një goli nga afërsia të Ludovic Blas (31′).
Kurse, vetëm tetë minuta më vonë Ignatius Ganago përfitoi nga një gabim i portierit për të barazuar rezultatin (39′).
Ishte Danilo Pereira që riktheu epërsinë e PSG-së pas një harkimi të mrekullueshëm duke shënuar me kokë (60′).
Ndërsa fitoren e vulosi sulmuesi Kylian Mbappe në kohën shtesë pas një kundëraksioni të shpejtë (90+4′).
Me këtë triumf, PSG vazhdon drejt titullit tjetër në kampionatin francez duke mbledhur 63 pikë pas 26 xhirove, me Nantes që renditët në pozitën e 13-të me 28 sosh.
Në xhiron e radhës sa i përket Ligue 1, PSG do të jetë mysafir i Brestit, derisa Nantes është nikoqir i Nice.