Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat total 10:0 në dy ndeshjet ndaj Brestit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Parisienët arritën ta deklasojnë sonte klubin nga i njëjti vend me rezultat 7:0 një javë pasi kishin fituar 0:3 ndaj këtij klubi.
Festivalin e golave e hapi sonte Bradley Barcola në minutën e 20-të, dhe 19 minuta më vonë për 2:0 shënoi transferi i janarit, Kvicha Kvaratskhelia.
Në pjesën e dytë Bresti e përjetoi edhe më keq, pasi mori edhe pesë të tjerë pasi realizuan, Vitinha, 59’, Desire Doue, 64’, Nuno Mendes, 69’, Goncalo Ramos, 79’, dhe Senny Mayulu, 86’.