13.6 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

PSG largon muralin e Mbappes nga stadiumi

- Advertisement -

Mes PSG-së dhe Mbapesë nuk ka paqe, përkundrazi, vijon “lufta e ftohtë” në distancë. Së fundi, klubi francez ka hequr muralen e tij nga “Parku i Princave”, ndërsa ka ndalur shitjen e fanelave nga dyqani fizik i klubit, për momentin fanela e kapitenit të Francës mund të blihet vetëm online.

Më herët Mbape nuk u përfshi në fazën përgatitore, ndërsa vijon të stërvitet i diferencuar. Lojtari pak kohë më parë njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale që i skadon në vitin 2024, një vendim që nuk është pritur mirë nga stafi drejtues i PSG.

Pavarësisht se i kanë të gjithë detajet kundër, PSG nuk heq dorë nga kërkesa e tyre prej 250 milionë euro për të lënë të lirë Mbape. Reali i Madridit, klubi i destinuar për Mbapenë, nuk nxitohet, por po pret me qetësi të kalojë koha, të vetëdijshëm se në një moment edhe sheiku Al Khelafi do të thyhet, historia ka treguar se në raste të ngjashme fiton gjithnjë vullneti i lojtarit.

Situata me Mbape ka shqetësuar shumë edhe trajnerin Luis Enrike, por klubi francez i ka bërë këtë të martë një tjetër dhuratë, të gjithë mediat bashkohen në një pikë, Osmane Dembele është lojtari më i ri i PSG.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit