13.6 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

PSG-ja shënon fitore bindëse ndaj Lyonit

- Advertisement -

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi me lehtësi në udhëtim ndaj Lyonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Groupama Stadium” përfundoi me rezultatin 1:4.

Parisienët të katër golat e fitores i shënuan në pjesën e parë.

Kylian Mbappe (4’nga penalltia, 45+1’), Achraf Hakimi (20’) dhe Marco Asensio (38’) shënuan në fitoren e kampionëve francezë.

Golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Corentin Tolisso (74’ nga penalltia).

Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka tetë pikë dhe renditet në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se lideri, Monaco.

Lyoni mbetet me vetëm një pikë dhe ndodhet në pozitën e fundit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit