Paris Saint-Germain ka fituar sërish në fund, kësaj here në derbin e xhiros së 11-të ndaj Olimpikut të Lionit.
Warren Zaire-Emery kaloi fillimisht parisienët në epërsi në minutën e 26-të.
Ndërkaq, Afonso Moreria barazoi rezultatin në minutën e 30-të të takimit.
Kvicha Kvaratskhelia ktheu epërsinë për mysafirët tre minuta më vonë.
Ainsley Maitland-Niles solli sërish barazimin për vendësit pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Joao Neves ishte heroi kësaj here kur shënoi golin e fitores në minutën e pestë shtesë.
Me këtë fitore PSG-ja del sërish e para me 27 pikë, dy më shumë se Olympique Marseille që po e përcjell nga afër






