35.5 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

PSG-ja po i bënë gati 110 milionë euro për dy transferime

- Advertisement -

Paris Saint-Germain është gati të shpenzojë 110 milionë euro për të përforcuar mbrojtjen dhe portën gjatë merkatos së verës.

Klubi parisien ka ofruar 40 milionë euro për portierin Lucas Chevalier të Lille, i cili shihet si zëvendësues i mundshëm i Gianluigi Donnarummas, dhe 70 milionë euro të tjera për mbrojtësin ukrainas Illia Zabarnyi, një nga talentët më të vlerësuar të Premierligës për paraqitjet e tij me Bournemouth.

Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, ka arritur marrëveshje personale me Chevalier dhe përfaqësuesit e tij.

Portieri 23-vjeçar francez është ndjekur prej muajsh nga kampionët e Francës dhe pritet të jetë zgjedhja e parë për të mbrojtur portën në rast të largimit të Donnarummas, i cili mund të mos vazhdojë aventurën në “Parc des Princes”.

Negociatat me Lille janë drejt finalizimit dhe transferimi mund të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

Në të njëjtën kohë, PSG po përshpejton bisedimet për Zabarnyi, mbrojtësin 22-vjeçar të Bournemouth.

Edhe pse Liverpool ka shfaqur interes për nënshkrimin e tij, parizienët kanë arritur të avancojnë negociatat, duke siguruar një marrëveshje paraprake me lojtarin.

Tani mbetet të mbyllet marrëveshja me klubin anglez. Zabarnyi do t’i bashkohej një mbrojtjeje ku tashmë bëjnë pjesë Marquinhos dhe Piero Hincapié, i transferuar së fundmi.

Ky operacion është pjesë e strategjisë së PSG-së për të rinovuar skuadrën dhe për të shmangur humbje si ajo e Mbappé, që u largua pa sjellë të ardhura financiare për klubin.

Me këto dy afrime, kampionët e Francës synojnë të krijojnë një skuadër më të re, me më pak yje mediatikë dhe më shumë forcë kolektive, duke hapur kështu një epokë të re në “Parc des Princes”.

Të ngjashme

Të fundit