Paris Saint-Germaini i është futur seriozisht garës për sulmuesin e Real Madridit, brazilianin Rodrygo.
Bëhet e ditur se Parisi po shqyrton një ofertë për 100 milionë euro për 24-vjeçarin që pritet të largohet këtë verë nga Reali.
Rodrygo nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xabi Alonso dhe Real Madridi është në pritje të ofertave për kartonin e tij.
Ai prej vitit 2019 është pjesë e Realit, ekip për të cilin ka shënuar 68 gola dhe ka bërë 51 asistime në 250 paraqitje në të gjitha garat.
Krahas PSG-së, në garë për Rodrygon janë edhe ekipet nga Premier League e Anglisë, si Liverpooli, Tottenhami e Arsenali.