7.4 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

PSG-ja mposht Flamengon pas penalltive dhe fiton Kupën Ndërkontinentale

- Advertisement -

Paris Saint-Germaini është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, pasi mposhti në finale Flamengon pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk prodhuan fitues.

PSG e nisi ndeshjen më mirë dhe krijoi rrezik që në minutat e para. Në minutën e nëntë, Fabian Ruiz shënoi me një goditje të saktë nga jashtë zone, por goli u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i rregullt erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim i shkëlqyer mes mbrojtjes dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së prej 1-0.

Pjesa e parë u karakterizua edhe nga disa ndërhyrje të ashpra dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR-i dhe akordoi penallti për brazilianët.

Nga pika e bardhë, Jorginho ishte i saktë dhe barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 62-të.

Në penallti më të saktë u treguan francezët duke triumfuar me rezultat 2-1 dhe duke u shpallur fitues të trofeut.

Të ngjashme

Të fundit