Paris Saint-Germain ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, pas fitores së thellë prej 4-0 ndaj Inter Miamit të Leo Messit.
Parisienët kaluan në epërsi që në minutën e 6-të të takimit, ku Neves realizoi pas asistimit të Vitinhas.
33 minuta më vonë, Neves e realizoi edhe golin e dytë në takim, ndërsa në minutën e 44-të Aviles shënoi autogol për t’ia shuar shpresat ekipit të tij për kthim rezultati.
PSG-ja shënoi edhe një herë në pjesën e parë, ku në minutën e tretë të shtesës, Hakimi e vulosi rezultatin përfundimtar.
Në çerekfinale, PSG-ja do ta pres fituesin e duelit Flamengo – Bayern Munich, e cila do të luhet sonte.