Paris Saint-Germaini ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të radhës kampioni në Ligue 1.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, skuadra e drejtuar nga Christoph Galtier fitoi bindshëm ndaj Ajaccios, shkruan Express.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 5:0.
Fabian Ruiz (22′), Achraf Hakimi (33′), Kylian Mbappe (47′, 54′) dhe Mohamed Youssouf (73′ – autgol) shënuan për fitoren e parisienëve.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u panë edhe dy kartonë të kuq. Hakimi u përjashtua te vendasit, kurse Thomas Mangani te skuadra mysafire.
Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 81 pikë në pozitën e parë në tabelë, tani me gjashtë pikë më shumë se Lensi.
Ajaccio ka 23 pikë në pozitën e 18-të.